Aktuale
Bilanci i protestës: Dhjetëra efektivë dhe protestues kërkojnë ndihmë mjekësore në spitale
Reklamë e Sponsorizuar
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) ka bërë publike shifrat e reja lidhur me personat që kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve të marra gjatë protestës, e cila ka nisur prej orës 17:00.
Sipas informacioneve zyrtare të bëra të ditura nga institucioni shëndetësor, numri total i të lënduarve që janë paraqitur për trajtim mjekësor arrin në 21 efektivë policie dhe 13 protestues.
Në detajimin e shifrave sipas strukturave spitalore, në SUT janë trajtuar 16 efektivë dhe 2 protestues, ndërsa në QSUT janë paraqitur për ndihmë mjekësore 1 punonjës i policisë dhe 2 protestues.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: