Sport
Ferizaj shkatërron Dinamon në derbi dhe i shkakton disfatën e parë sezonale
Reklamë e Sponsorizuar
Nën drejtimin e trajnerit Arbnor Morina, skuadra e Ferizajt ka rimarrë plotësisht veten, duke shënuar ngritje të ndjeshme në tabelën e klasifikimit të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.
Në kuadër të javës së dhjetë, ferizajasit kanë triumfuar bindshëm si mysafirë në derbin lokal kundër Dinamos, duke e mbyllur takimin me rezultatin e thellë 4:1.
Ky paraqitje fantastike i ka dhënë fund serisë pozitive të dinamovitëve, të cilët pësuan humbjen e parë dhe më të rëndë të këtij edicioni garues.
Për fitoren e bujshme të skuadrës mysafire u kujdesën autorët e golave: Arlind Maqedonci, Erion Sadriu, Sinan Kadiri dhe Planet Veseli.
Pas kësaj xhiroje, Prishtina e Re vazhdon të kryesojë renditjen me 21 pikë, ndërsa Dinamo zbret në pozicionin e dytë me 19 sosh.
Ndërkaq, Ferizaj ngjitet në vendin e gjashtë të tabelës, duke arritur kuotën e 16 pikëve të grumbulluara deri më tani.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: