Kronikë
Tensionet në Bulevard: Qytetari plagoset rëndë në fytyrë nga gëzhoja e gazit lotsjellës para Kryeministrisë
Reklamë e Sponsorizuar
Situata para selisë së Kryeministrisë ka shënuar momente kritike, teksa përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve të policisë kanë degjeneruar në skena dhune të paprecedenta.
Një prej pjesëmarrësve në protestë ka pësuar dëmtime të rënda trupore, duke përfunduar i mbuluar në gjak pas goditjes direkte nga një gëzhojë e gazit lotsjellës. Dëshmitarët okularë bëjnë me dije se predha e lëndës lotsjellëse është hedhur nga forcat e rendit në drejtim të trupit dhe lartësisë së kokës, duke e goditur qytetarin pa paralajmërim në zonën e fytyrës.
I lënduari, i cili ndodhej në gjendje shoku dhe me gjakrrjedhje të konsiderueshme, është mbështetur menjëherë nga qytetarët e pranishëm në bulevard. Ata i kanë ofruar ndihmën e parë dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të autoambulancës për t'i dhënë ndihmën mjekësore.
Mënyra e përdorimit të gazit lotsjellës në distancë të afërt dhe në lartësinë e kokës po sjell pasojë të rënda për shëndetin e qytetarëve, duke shtuar ndjeshëm tensionin, frikën dhe revoltën përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: