Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Mourinho vendos fatin e merkatos së janarit te Real Madridi

Redaksia Lajmetereja • 17-10-2026 13:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Mourinho vendos fatin e merkatos së janarit te Real Madridi
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka mbyllur përfundimisht derën për çdo transferim të mundshëm gjatë afatit kalimtar të janarit, duke shprehur besim të plotë te grupi aktual i lojtarëve që ka në dispozicion. Gjatë merkatos verore, “Los Blancos” investuan fuqishëm për të riformatuar skuadrën në çdo repart, duke afruar emra të njohur si Yan Diomande, Marc Cucurella, Ibrahima Konate, Carlos Espi, Denzel Dumfries, Bernardo Silva dhe Sergio Martinez. Pavarësisht këtyre lëvizjeve, ecuria e ekipit në këtë nisje të edicionit në La Liga ka qenë e paqëndrueshme, situatë kjo që ka sjellë shpesh herë kritika të drejtuara si ndaj lojtarëve, ashtu edhe ndaj vetë strategut portugez. Megjithatë, “Special One” ka prerë çdo shpresë për afrime të reja në dimër, duke theksuar se beson verbërisht te potenciali i skuadrës së tij aktuale. “Tregu i dimrit? Nuk po kërkoj nënshkrime të reja, jam i lumtur”, deklaroi fillimisht trajneri nga Portogalia. “Lojtarët po përmirësohen, veçanërisht nëse kemi kohë dhe qetësi. Puna ime është t'i ndihmoj ata të zhvillohen, nuk jam tipi që kërkon lojtarë. Preferoj një skuadër të vogël”, u shpreh ai më tej. Në fund, Mourinho la të kuptohet se çdo vendim i mundshëm do të varet vetëm nga klubi: “Nëse bordi shqyrton diçka, ne do ta vlerësojmë, por unë nuk po marr iniciativën për të kërkuar lojtarë. Nuk dua lojtarë të rinj”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar