Kronikë
Kamioni merr flakë pas një vetaksidenti në autostradë, policia jep detajet e para
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mesditën e së shtunës në autostradën Prizren-Prishtinë, ku një kamion është përfshirë nga flakët si pasojë e një vetaksidenti trafiku.
Sipas autoriteteve kompetente, fatmirësisht incidenti ka kaluar vetëm me dëme materiale, pasi nuk raportohet për asnjë person të lënduar.
Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ka sqaruar për ‘Lajmet e Reja’ se ngjarja është regjistruar rreth orës 12:10, në segmentin e autostradës që kalon nga drejtimi i Prizrenit drejt Prishtinës, konkretisht në territorin e Malishevës. Mjeti i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga dhe menjëherë pas kësaj është kapluar nga zjarri.
Në vendngjarje kanë mbërritur me shpejtësi njësitet policore dhe ekipet e zjarrfikësve, të cilët janë angazhuar për menaxhimin e situatës dhe shuarjen e flakëve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: