Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Bashkëpunimi ndërkufitar i protestave, studenti nga Tiranë flet për kontaktet me homologët në Serbi

Redaksia Lajmetereja • 17-10-2026 12:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Bashkëpunimi ndërkufitar i protestave, studenti nga Tiranë flet për kontaktet me homologët në Serbi
Një nga përfaqësuesit e lëvizjes studentore që po merr pjesë aktive në protestat në Tiranë ka konfirmuar se është në komunikim të vazhdueshëm me kolegët e tyre në Serbi. Gjatë këtyre bisedave, sipas tij, shkëmbehen përvoja dhe diskutohen format dhe strategjitë e organizimit që janë aplikuar atje. Kjo deklaratë u bë gjatë një interviste në emisionin “Breaking” në Euronews, ku ai u pyet në lidhje me ndikimin e mundshëm të modelit serb të protestave dhe organizatës “Lista e Studentëve”, një lëvizje e cila pas një periudhe të gjatë protestash ka hyrë tashmë në garën zgjedhore. “I kam ndjekur protestat atje dhe kam miq të mi studentë në Serbi, me të cilët padyshim ngelemi në një kontakt të vazhdueshëm, lidhur me organizimin e protestave që patjetër edhe ata kanë aplikuar. Në Shqipëri nuk është menduar konkretisht krijimi i një alternative në këto momente, bëhet fjalë për një altërnativë që do të vijë padyshim pas dorëheqjes së Kryeministrit Edi Rama,” u shpreh ai gjatë emisionit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar