Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Metush Krasniqi: Kolosi i qëndresës dhe pishtari i pashuar i lirisë kombëtare

Redaksia Lajmetereja • 17-10-2026 12:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Metush Krasniqi: Kolosi i qëndresës dhe pishtari i pashuar i lirisë kombëtare
Në fshatin Dajkoc, në zemër të Dardanisë, lindi një burrë me shpirt të pastër shqiptari, Metush Krasniqi, bir i një vendi me tradita të lashta dhe me një ideal të lartë e të zjarrtë për liri. Që në rininë e tij hershme, ai nuk iu përkul stuhive të kohës e as frikës së vdekjes. Burgjet dhe prangat e regjimeve nuk arritën kurrë t'ia thyenin betimin, ndërsa torturat mizore dështuan në shuarjen e qëllimit të tij të shenjtë. Shtatë herë atij iu hapën dyert e qelive dhe shtatë herë iu vunë prangat në duar, por askush nuk mundi t'ia mbyllte zemrën apo t'ia shkulte nga shpirti fjalën e lirë. Kudo që veproi, në bankat e shkollës, në oda tradicionale apo në kuvende, ai mbolli një ideal të pathyeshëm për gjuhën shqipe, shkollën, kombin, tokën e të parëve dhe flamurin tonë kombëtar. Para gjykatave, ai qëndroi me ballin lart, duke folur jo si i mundur, por si një atdhetar i vërtetë, ku në shpirt kishte të vërtetën, në sy guximin, kurse në fjalë drejtësinë dhe qëndresën. Në kujtesën e kohës kanë mbetur fjalët e tij burrërore: «Mund të më dënoni, por s'mund të më thyeni, mund të më burgosni, por s'mund të më shuani! Për popullin tim do të punoj pa pushim, se liria e tij është jeta dhe qëllimi im!» Vitet kalonin, por ideali i tij vetëm sa forcohej. I rrethuar nga shokë të ngushtë idealistë, ai vazhdoi luftën e ndërgjegjshme për Kosovën e lirë dhe kombin e çliruar. Dhe kur tetori i hidhur trokiti në derë, më 15 tetor të vitit 1986, trupi i tij u shua, por fjala dhe vepra e tij mbetën të pavdekshme, duke u ndarë nga kjo botë si një personalitet me zemër të zjarrtë. Megjithatë, Metush Krasniqi nuk iku kurrë përgjithmonë, pasi emri i jo jeton në çdo vatër shqiptare, nga Dajkoci e Rogana, deri në Prishtinë e mbarë Dardaninë, duke u shndërruar në histori e krenari kombëtare. Sot, busti dhe shtatorja e tij lartësohen për të përcjellë mesazhin te brezat e rinj: «Mos e harroni qëllimin, ruajeni lirinë, nderin dhe bashkimin!» Besniku, i biri i tij, mban gjallë kujtimet e të atit, të dhimbjes dhe të shpresës, ndonëse larg atdheut, në dhe të huaj, me rrënjë të ngulitura thellë aty ku dikur jehoi gjuha shqipe. Metush Krasniqi do të mbetet përgjithmonë simbol i kujtesës sonë kolektive, sepse burrat e mëdhenj nuk vdesin kurrë përderisa vepra e lor jeton në zemrat e popullit. Lavdi jetës dhe veprës së Metush Krasniqit! Lavdi qëndresës, idealit dhe krenarisë së tij! Emri i tij le të jehojë brez pas brezi si zëri i Dardanisë dhe drita e shqiptarisë!
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar