Sport
Misioni i Karoglan te Partizani: Kroati debuton në krye të “Demave” ndaj Vorës
Reklamë e Sponsorizuar
Partizani do të zbresë sërish në fushën e blertë ditën e nesërme, ku do të matë forcat me Vorën në sfidën e vlefshme për javën e 7-të të Kategorisë Superiore, e cila do të nisë në orën 13:30.
Kjo përballje shënon gjithashtu edhe debutimin zyrtar të trajnerit Mislav Karoglan në krye të stolit të të kuqve, pikërisht kundër skuadrës vorake.
Tekniku kroat ka për detyrë të rikthejë entuziazmin dhe besimin te “Demat”, elementë që u zbehën ndjeshëm gjatë periudhës së drejtuar nga Florin Bratu, i cili u largua pas një ekuilibri rezultatesh negative dhe paqartësish në lojë.
Përvoja e pasur e Karoglanit shihet si një mundësi reale për të ndezur reagimin e kërkuar te kryeqytetasit, ndërkohë që në krahun tjetër do të kenë një kundërshtar që ndodhet në kushte të ngjashme.
Barra e përgjegjësisë për trajnerin e ri është mjaft e rëndë, pasi atij i takon detyra urgjente për të rikthyer skuadrën në rrugën e duhur pas një nisjeje jashtë pritshmërive. Përballja ndaj Vorës do të shërbejë si prova e parë e zjarrit për të provuar para drejtuesve se besimi i dhënë ishte zgjedhja e duhur.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: