Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Pas bujës me rastin Balogun: FIFA paralajmëron ndryshimin e rregullores pas kërkesës së Belgjikës

Redaksia Lajmetereja • 17-10-2026 10:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Pas bujës me rastin Balogun: FIFA paralajmëron ndryshimin e rregullores pas kërkesës së Belgjikës
Në kuadër të mbledhjes së fundit të Këshillit të FIFA-s të zhvilluar në Cyrih, kryetarja e Federatës Belge të Futbollit, Pascale Van Damme, ka kërkuar llogari lidhur me përfshirjen e mundshme të presidentit amerikan, Donald Trump, në këtë çështje. Ajo kërkoi gjithashtu garanci zyrtare se masat disiplinore të marra nuk kanë qenë rezultat i ndërhyrjeve apo presioneve nga jashtë. Delegacioni belg ngriti shqetësimet e tij duke kërkuar qartësi të plotë rreth dinamikës që solli vendimin aktual, si dhe standarde më të qarta për mënyrën e interpretimit dhe zbatimit të nenit 27 në situata të ngjashme në të ardhmen. Si kundërpërgjigje ndaj këtyre shqetësimeve, shtëpia më e madhe e futbollit botëror ka pranuar nevojën për ndryshime rregullatore. Propozimi zyrtar pritet të kalojë për votim gjatë mbledhjes së radhës që do të mbahet më 16 dhjetor në Doha. Edhe pse e ka vlerësuar këtë hap të institucionit drejtues të futbollit, Van Damme ka bërë të qartë se procesi reformues nuk mbyllet me kaq. “Ne kërkojmë jo vetëm ndryshimin e rregullave, por edhe qartësi për mënyrën se si ato zbatohen”, u shpreh ajo, duke vënë theksin te domosdoshmëria e transparencës absolute, sigurisë juridike dhe standardeve të larta të qeverisjes në skenën ndërkombëtare të futbollit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar