Sport
Arsenal në alarm: Mikel Arteta paralajmëron shitjen e dy blerjeve miliona-she në janar
Reklamë e Sponsorizuar
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka shprehur besimin e tij se sulmuesi Noni Madueke do të arrijë të dëshmojë vlerat e tij dhe do të japë kontributin e pritshëm për skuadrën në momentet më vendimtare të sezonit.
Madueke, transferimi prej 52 milionë funtesh i londinezëve, deri më tani nuk ka arritur të bindë me paraqitjet e tij në stadiumin “Emirates”, duke qëndruar larg pritshmërive të klubit dhe tifozëve.
E njëjta situatë shqetësuese mbretëron edhe për Viktor Gyokeres, i cili ende nuk ka faturuar asnjë gol këtë edicion me fanellën e “Topçinjve”. Sulmuesi suedez, për të cilin u paguan 55 milionë funte, ka rënë tashmë në plan të dytë në skemat taktike të strategut spanjoll.
Ndeshjet e ardhshme do të jenë përcaktuese për të ardhmen e dyshes. Sipas raportimeve nga Anglia, nëse ata dështojnë të tregojnë formën e kërkuar, drejtuesit e klubit janë të gatshëm t'i nxjerrin në shitje që gjatë merkatos së afërt të janarit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: