Botë
Bashkëpunimi ushtarak në fokus: Gjenerallejtënant Arben Kingji takon ambasadorin e SHBA, Eric Wendt
Reklamë e Sponsorizuar
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, ka zhvilluar një takim zyrtar me ambasadorin e ri amerikan, Eric Wendt, për të diskutuar mbi rëndësinë e partneritetit strategjik mes dy vendeve.
Nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale, gjenerali Kingji bëri të ditur se nën vëmendje të veçantë kanë qenë çështjet e mbrojtjes, ku ka vlerësuar lart ndihmën e deritanishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në modernizimin e infrastrukturës dhe ngritjen e kapaciteteve operacionale të ushtrisë.
“Kënaqësi të zhvilloja një takim me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T.Z. Eric Wendt.
Gjatë takimit, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të partnerit tonë strategjik në fushën e mbrojtjes, veçanërisht në drejtim të modernizimit të kapaciteteve operacionale dhe ushtarake të Forcave të Armatosura.
Theksova angazhimin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe forcimin e sigurisë kombëtare dhe kolektive”, ka shkruar kreu i Shtabit të Përgjithshëm pas përfundimit të takimit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: