Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë

Bashkëpunimi ushtarak në fokus: Gjenerallejtënant Arben Kingji takon ambasadorin e SHBA, Eric Wendt

Redaksia Lajmetereja • 16-10-2026 21:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Bashkëpunimi ushtarak në fokus: Gjenerallejtënant Arben Kingji takon ambasadorin e SHBA, Eric Wendt
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, ka zhvilluar një takim zyrtar me ambasadorin e ri amerikan, Eric Wendt, për të diskutuar mbi rëndësinë e partneritetit strategjik mes dy vendeve. Nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale, gjenerali Kingji bëri të ditur se nën vëmendje të veçantë kanë qenë çështjet e mbrojtjes, ku ka vlerësuar lart ndihmën e deritanishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në modernizimin e infrastrukturës dhe ngritjen e kapaciteteve operacionale të ushtrisë. “Kënaqësi të zhvilloja një takim me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T.Z. Eric Wendt. Gjatë takimit, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të partnerit tonë strategjik në fushën e mbrojtjes, veçanërisht në drejtim të modernizimit të kapaciteteve operacionale dhe ushtarake të Forcave të Armatosura. Theksova angazhimin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe forcimin e sigurisë kombëtare dhe kolektive”, ka shkruar kreu i Shtabit të Përgjithshëm pas përfundimit të takimit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar