Sport
Paraqitje për t'u harruar për portierin e Kosovës në Serie A, Sassuolo mposhtet thellë nga Frosinone
Reklamë e Sponsorizuar
Një mbrëmje tejet e vështirë ka qenë kjo për portierin e Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç, i cili është mbrojtja e fundit e skuadrës së tij, Sassuolo.
Në kuadër të javës së shtatë në Serie A, Frosinone ka triumfuar me rezultatin e lartë 4:2 ndaj Sassuolos, në një përballje ku u shfaq lojë e hapur dhe me shumë kthesa.
Skuadra vendase shfrytëzoi më së miri rastet e krijuara, duke u treguar shumë më efikase dhe duke arkëtuar kështu tri pikë të plota në këtë sfidë.
Dueli dhuroi spektakël dhe kënaqi tifozët e pranishëm në stadium, pasi gjatë 90 minutave u regjistruan gjithsej gjashtë gola të shënuar.
Heroi i kësaj fitoreje të madhe për vendasit u bë futbollisti Antonio Raimondo, i cili la shenjë të pashlyeshme duke realizuar një het-trik.
Rrjetat u lëvizën nga Calo në minutën e 9-të, Raimondo në minutat 26', 30' dhe 57', ndërsa për Sassuolon shënuan Berardi në minutën e 15-të dhe Thorstvedt në të 37-tën.
Pas këtij xhiroje, Frosinone ngjitet në vendin e pestë të renditjes tabelore me 13 pikë të grumbulluara, kurse Sassuolo pozicionohet në vendin e 11-të me gjithsej 8 pikë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: