Sport
Sukses historik në Durrës: Enkileda Carja shkëlqen me tri medalje në Kampionatin Europian të Peshängritjes
Reklamë e Sponsorizuar
Peshëngritja shqiptare ka regjistruar një tjetër sukses të jashtëzakonshëm në skenën ndërkombëtare, falë paraqitjes fantastike të Enkileda Carjës. Ajo i ka dhuruar Shqipërisë tri medalje të vlefshme në Kampionatin Europian të të rinjve dhe U-23, aktivitet ky që po zhvillohet në qytetin bregdetar të Durrësit.
Në stilin e shkëputjes, sportistja shqiptare u stolis me medaljen e bronztë. Ajo e nisi garën me sukses duke ngritur 98 kilogramë në provën e parë. Edhe pse dështoi në tentativën e dytë me 100 kilogramë, Carja tregoi karakter të fortë duke u treguar e saktë në provën e tretë me 101 kilogramë të ngritura.
Forma e lartë e saj u konfirmua edhe në stilin e shtytjes, ku kuqeuqja u shpall nënkampione e Europës. Ajo zhvilloi një garë të pëkryer me tri prova të sakta, duke nisur me 118 kilogramë, për të vijuar më pas me 120 kilogramë në të dytën dhe duke mbyllur suksesshëm me 123 kilogramë në provën e tretë.
Falë këtyre rezultateve fantastike, Enkileda Carja u shpall gjithashtu nënkampione e Europës në dygarësh, duke regjistruar një peshë totale prej 224 kilogramësh. Në kategorinë e peshave deri në 69 kilogramë për të reja, titullin e kampiones e mori Emili Ibanez Guerrero, e cila fitoj tri medalje të arta (103 kg në shkëputje, 128 kg në shtytje dhe 231 kg në dygarësh). Vlen të theksohet se Ibanez Guerrero përfaqëson Kosovën dhe vjen nga grupmosha e paratërejave.
Ndërkohë, podiumi i dygarëshit u plotësua nga sportistja turke Koz, e cila u rendit e treta me 2213 kilogramë, duke fituar medaljen e bronztë. Me dy tituj të nënkampiones së Europës dhe një medalje bronzi, Enkileda Carja konfirmohet tashmë si një nga krenaritë më të mëdha të peshëngritjes së femrave në Shqipëri.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: