Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Kryefjala e dhunës policore ndaj studentëve, reagon ashmpër futbollisti i njohur: Pushteti i uniformës nuk mund t'ju frikësojë

Redaksia Lajmetereja • 16-10-2026 18:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kryefjala e dhunës policore ndaj studentëve, reagon ashmpër futbollisti i njohur: Pushteti i uniformës nuk mund t'ju frikësojë
Protesta e studentëve, e cila ka hyrë në ditën e saj të katërt në kryeqytet dhe mbarë vendin, vazhdon të shoqërohet me tensione të larta dhe përplasje të ashpra mes forcave të rendit dhe të rinjve që kërkojnë të drejtat e lor. Gjatë këtyre ditëve të protestës janë shpërndarë në media të ndryshme pamje shqetësuese, ku efektivët e policisë shfaqen duke ushtruar dhunë të pajustifikueshme dhe tej çdo standardi ndaj protestuesve paqësorë. Në lidhje me këtë situatë të tensionuar ka reaguar publikisht përmes profileve të tij zyrtare në rrjetet sociale edhe kapiteni dhe mbrojtësi i skuadrës së Vllaznisë, Erdenis Gurishta. "Një student që ngre zërin për të drejtat e tij meriton respekt, jo frikësim. Mos harroni: Studentët e sotëm janë e ardhmja e këtij vendi," ka theksuar ai në mesazhin e tij. Më tej, futbollisti i njohur ka shtuar se nuk duhet të keqpërdoret autoriteti i uniformës shtetërore: "Mos abuzoni me pushtetin e uniformës, sepse nuk mund të ndërtohet një Shqipëri më e drejtë duke frikësuar ata që kërkojnë drejtësi. Si mund të ketë qetësi aty ku njerëzit humbasin shpresën? Shqipëria nuk është prona e askujt".
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar