Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

“O sot, o kurrë!” Bytyçi bën thirrje urgjente për mbështetje nga Kosova: Shqipëria ndodhet para një pike kthese historike

Redaksia Lajmetereja • 16-10-2026 17:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“O sot, o kurrë!” Bytyçi bën thirrje urgjente për mbështetje nga Kosova: Shqipëria ndodhet para një pike kthese historike
Për të tretën ditë me radhë, Shqipëria po përballet me një valë protestash të fuqishme, në qendër të të cilave qëndron revolta e hapur e të rinjve kundër klasës politike dhe kërkesa e prerë për largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti. Demonstratat kanë vazhduar gjatë gjithë ditës së djeshme dhe në orët e mbrëmjes, me një pjesëmarrje të gjerë të studentëve, prindërve dhe qytetarëve aktivë. Tubimet janë shoqëruar me tensione të larta dhe përplasje fizike me forcat e rendit, të cilat janë kundërpërgjigjur duke përdorur gaz lotsjellës dhe shkopinj gome ndaj turmës së revoltuar. Vala e pakënaqësisë nuk është kufizuar vetëm në kryeqytet, pasi edhe qytete të tjera të vendit i janë bashkuar lëvizjes. Gjimnazistët dhe studentët kanë braktisur dyert e shkollave dhe universiteteve për të dalë shesheve, duke kërkuar të drejtat e tyre themelore dhe një perspektivë më të sigurt për të ardhmen. Nëpër rrugë kanë jehoar fuqishëm thirrjet si “Rama, jep dorëheqjen!”, “Rama n’burg, Berisha n’burg” dhe “Ju erdhi fundi”, të cilat pasqyrojnë zhgënjimin e thellë të rinisë ndaj mënyrës se a qeveriset vendi. Gjatë përleshjeve janë shënuar edhe dëme të konsiderueshme materiale në infrastrukturë, ndërsa raportohet për djegie të disa institucioneve dhe bizneseve. Njëkohësisht, policia ka shoqëruar me dhjetëra protestues, shpeshherë duke përdorur forcën gjatë ndërhyrjeve. Pavarësisht dhunës dhe klimës së tensionuar, lëvizja e të rinjve pritet të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme, ndërkohë që mbetet për t'u parë nëse autoritetet do t'i përgjigjen thirrjeve për ndryshim dhe dorëheqje. Në lidhje me këtë situatë, profesor dhe doktor Enver Bytyçi vlerëson se shënjestra kryesore e kësaj lëvizjeje popullore është vetë kreu i ekzekutivit, ndërsa thelbi i protestës mbetet largimi i parevokueshëm i tij. “Është dita e tretë që studentët dhe tashmë edhe nxënësit e gjimnazeve dhe shkollave të tjera i janë bashkuar një proteste të fuqishme kundër politikave antikombëtare dhe shkombëtarizuese të qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Target i kësaj proteste është vetë kryeministri. Studentët dhe rinia shqiptare kërkojnë një ndryshim drastik të qeverisjes dhe mbrojtjen e interesave kombëtare e qytetare nga institucionet e vendit. Sot protesta u përhap edhe në rrethe. Në Durrës u shfaq e njëjta pamje si edhe në Tiranë. Tirana prej tri ditësh është në flakë, por sot edhe Durrësi e Korça dëshmuan se rrezikohen nga flakët, nëse nuk ka dorëheqje të Edi Ramës. Thelbi i protestës është dorëheqja e parevokueshme e kryeministri. Ai sot në një paraqitje publike i dënoi protestat si “akte vandalizmi”! Në fakt vandalizmi në i madh i ka ardhur Shqipërisë nga grabitja e pasurive tona kombëtare nga banda në pushtet dhe organizata kriminale e kryesuar prej Edi Ramës. Nuk ka protestë dhe as kryengritje që ta dëmtojë Shqipërinë më shumë se kjo qeverisje e babëzitur për pushtet e pasuri dhe e përkushtuar për t’ua dhënë pasuritë tona të huajve. Edi Rama i tha sot gjithashtu ROJTER-it se nuk do të japë dorëheqjen. Por tashmë dorëheqja e Edi Ramës nuk është në dorën e tij. Përballja bëhet midis rinisë dhe studentëve nga njëra anë dhe organizatës kriminale e kartelave të drogës në Shqipëri”, ka deklaruar Bytyçi. Duke i cilësuar zhvillimet e fundit si një revolucion të vërtetë, ai thekson se këto tubime përfaqësojnë akte progresive dhe shërbejnë si garanci themelore për fatin e ardhshëm të shoqërisë shqiptare. “Protestat e studentëve, nxënësve dhe rinisë në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë janë revolucioni i parë historik në vendin tonë, që adresohet te ringritja jonë kombëtare. Ka pasur përpjekje të dhunshme shumë herë në Shqipëri për të rrëzuar regjime e ndërruar sisteme, por asnjëherë nuk ka pasur një revolucion si ky për ta ngrit Shqipërinë në nivelin e kombeve të përparuara evropiane”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar