Plagosja e gruas ne Drenas, flet mjeku nga emergjenca

Publikuar më: 08-05-2025 12:00
Një grua është plagosur sot nga një pushkë ajrore. Ngjarja ka ndodhur në Drenas. Ajo fillimisht ka marrë tretman mjekësor në QKMF atje dhe më pas është drejtuar për në QKUK. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga drejtori i Emergjencës në QKUK Naser Syla. “Po është pranuar tek ne dhe është duke u trajtuar. Gjendja e saj është stabile”, tha ai për Klankosova.tv. Nuk dihet se si ka ndodhur rasti, teksa raportohet se ajo ka pësuar lëndime në qafë dhe dorë. Shpërndaje këtë lajm në:
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu