Supremja shfuqizon pjesërisht Rregulloren për “Prishtina Parkingun”

Publikuar më: 08-05-2025 11:47
Gjykata Supreme ka marrë vendim që të shfuqizojë pjesërisht Rregulloren për Organizimin dhe Shfrytëzimin e Parkingjeve të Komunës së Prishtinës, pas kërkesëpadisë së parashtruar nga Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike – një platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike. Në vendimin e publikuar sot (e enjte), kolegji i Supremes ka shpallur pjesërisht të paligjshëm disa nene të rregullores, përfshirë: Nenin 1– vetëm në pjesën që ka të bëjë me mënyrën e pagesës; Nenin 8– në pjesën që kufizon parkingun për vizitorët në zonat rezidenciale nga ora 16:00 deri në 18:00; Nenin 12– paragrafët 1 dhe 9; Nenin 14 dhe 15– tërësisht; Nenin 22– paragrafët 1, 8 dhe 9. Gjykata ka refuzuar pjesën tjetër të kërkesëpadisë, me të cilën kërkohej shfuqizimi i plotë i rregullores. Rregullorja e plotë e “Prishtina Parkingut”
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu