Aktuale
Tension dhe dhunë në “Qytetin Studenti”: Protestuesit sulmojnë dhe futen me forcë brenda konvikteve
Reklamë e Sponsorizuar
Përshkallëzim i situatës mbrëmjen e sotme në kompleksin e konvikteve në “Qytetin Studenti”, ku protestuesit kanë ndërmarrë një sulm të drejtpërdrejtë, duke thyer dyert dhe dritaret dhe duke depërtuar me forcë brenda godinave ku strehohen studentët.
Ngjarja ka krijuar një atmosferë paniku dhe kaosi në brendësi të ambienteve ku jetojnë të rinjtë, të cilët janë gjendur të pambrojtur dhe të frikësuar përballë këtij akti agresiv.
Kjo situatë vjen në kuadër të protestave të dhunshme që kanë përfshirë Tiranën për të tretën ditë me radhë, duke shkaktuar shkatërrime, flakë dhe skena kaosi, ku bie në sy edhe prurja e madhe e qindra të miturve të moshës 14 deri në 17 vjeç.
Në ballë të akteve të dhunës kanë qenë persona të maskuar, të cilët kanë shkatërruar çdo infrastrukturë publike dhe private në rrugë, duke dëmtuar semaforë, tabela orientuese, kamera sigurie, kangjella, si dhe duke ndërmarrë sulme e zjarrvënie ndaj bizneseve të vogla dhe të mesme.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: