Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Dramë në Kroaci: Dinamo e Zagrebit triumfon ndaj Anderlechtit me penallti në sekondat e fundit

Redaksia Lajmetereja • 15-10-2026 21:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Dramë në Kroaci: Dinamo e Zagrebit triumfon ndaj Anderlechtit me penallti në sekondat e fundit
Dinamo e Zagrebit ka regjistruar triumfin e parë këtë edicion në Ligën e Evropës, pasi ka mposhtur Anderlechtin me rezultatin minimal 1:0, falë një penalltie të realizuar në sekondat e fundit të takimit, saktësisht në minutën e 90+6. Përfaqësuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha, e nisi këtë sfidë si titullar dhe pati një paraqitje pozitive, ndërsa heroi i mbrëmjes për gjigantin kroat doli të jetë Dion Drena Beljo, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë pas ndërhyrjes së sistemit VAR. Përballja nisi me ritëm të lartë nga vendasit, të cilët rrezikuan që në start. Në minutën e 15-të, Luka Stojkoviq nuk arriti të shfrytëzojë si duhet një asistim të bukur nga Arbër Hoxha, duke humbur një mundësi ideale shënimi. Megjithatë, mysafirët nga Belgjika u kundërpërgjigjën fuqishëm. Në minutën e 21-të, Anderlechti goditi dy herë traversën në të njëjtin aksion, ndërsa portieri i Dinamos, Dominik Kotarski, bëri një ndërhyrje vendimtare për të devijuar tentativën e dytë. Shtatë minuta më vonë, Kotarski shkëlqeu sërish duke ndalur gjuajtjen nga afër të Tristan Degreefit, ndërsa në fund të pjesës së parë, Iker Almena nuk u tregua i saktë për vendasit pas një harkimi prapa. Fraksioni i dytë solli gjithashtu raste shënimi për kroatët. Mundësia më e artë u regjistrua në minutën e 81-të, kur Arbër Hoxha u gjend ballë për ballë me portierin kundërshtar, por mbrojtësi Barry ndërhyri në momentin e fundit për t'i mohuar golin. Kur ndeshja po shkonte drejt një barazimi pa gola, Dinamo fitoj një penallti dramatike në kohën shtesë. Zëvendësuesi Dani Rodriguez gjuajti drejt portës, ndërsa topi preku në dorë mbrojtësin e majtë të Anderlechtit, Oleg Reabciuk. Pas konsultimit të pamjeve me sistemin VAR, gjyqtari anësor tregoi nga pika e bardhë. Përgjegjësinë e mori Dion Drena Beljo, i cili nuk gaboi në minutën e 96-të, duke i siguruar skuadrës së tij tri pikët e para këtë sezon në këtë garë evropiane. Kujtojmë se ky ishte realizimi i parë i kroatëve në fazën e grupeve të Ligës së Evropës për këtë edicion, pasi në ndeshjen e parë kishin barazuar pa gola kundër skuadrës izraelite, Hapoel.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar