Kronikë
Incident i rëndë me armë në Tiranë: 45-vjeçari përfundon në Trauma, policia shpall në kërkim autorin
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në kryeqytet, ku një person ka rëmbyer armën dhe ka plagosur një 45-vjeçar pas një mosmarrëveshjeje të çastit në zonën e Shkozës.
I plagosuri, i identifikuar si Dodë Legisi, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, pasi ka marrë një plagë armë zjarri në pjesën e kofshës. Aktualisht, ai se ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Forcat e rendit të Komisariatit Nr. 1, pas njoftimit se në rrugën “Hulo Hajderi” kishte ndodhur një plagosje, kanë ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e rrethanave dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësit.
Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve profesionale, uniformat blu kanë arritur të identifikojnë autorin e dyshuar. Bëhet fjalë për shtetasin E. Q., rreth 43 vjeç, i cili pas një zënke për motivet banale rreth orës 22:00 qëlloi me armë drejt shtetasit D. L.
Sfidë e radhës për blutë mbetet kapja e 43-vjeçarit, për të cilin janë lëshuar urdhër-kërkime dhe po ushtrohen kontrolle intensive në zona të ndryshme.
Ndërkohë, materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme lidhur me dokumentimin e plotë të këtij rasti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: