Sport
Hoffenheimi me dy yje kosovarë titullarë ndaj Besiktasit, por pa Hajdarin dhe Rashicën
Reklamë e Sponsorizuar
Hoffenheimi do të presë në fushën e vet skuadrën e Besiktasit, në kuadër të sfidës së dytë për fazën e ligës në kuadër të Ligës së Evropës.
Për këtë përballje të rëndësishme, trajneri ka vendosur t'i besojë fanellës së titullarit dyshes kosovare, Leon Avdullahu dhe Fisnik Asllani, të cilët do ta nisin takimin që nga minuta e parë.
Megjithatë, gjermanët do të paraqiten të mangët në këtë duel, pasi mbrojtësi kryesor Albian Hajdari do të mungojë për shkak të një lëndimi.
Ngjashëm situata paraqitet edhe te gjiganti turk Besiktas, i cili nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e anësorit dardan Milot Rashica, gjithashtu për arsye dëmtimi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: