Sport
Betejë mes katër shteteve për talentin shqiptar, Zvicra paralajmërohet të mos e humbasë Lutfi Dalipin
Reklamë e Sponsorizuar
Mediat helvete i kanë bërë thirrje urgjente Federatës së Futbollit të Zvicrës që të veprojë shpejt për të siguruar shërbimet e Lutfi Dalipit, mesfushorit të ri me origjinë shqiptare që po kalon një formë fantastike këtë sezon me skuadrën e Vaduzit, ku lënë i huazuar nga Young Boys.
Futbollisti 20-vjeçar ka rrëmbyer vëmendjen në futbollin zviceran, duke regjistruar katër gola dhe nëntë asistime. Këto paraqitje të shkëlqyera kanë ngjallur interesim konkret edhe nga skuadra të njohura në kampionatet elitare si Bundesliga, Serie A dhe La Liga.
Megjithatë, sfida më e madhe mbetet ajo ndërkombëtare, pasi Dalipi ka mundësi zgjedhjeje mes katër kombëtareve të ndryshme: Kosovës, Shqipërisë, Zvicrës dhe Portugalisë, prej nga e ka origjinën nëna e tij.
Sipas shkrimeve në shtypin zviceran, mesfushori ofensiv ka qenë në shënjestër të Kosovës dhe Shqipërisë gjatë muajit shtator, të cilat i kanë dërguar ftesat e tyre, ndërkohë që struktura drejtuese helvete po bën përpjekje ta mbajë atë brenda grupit të Kombëtares U21.
“Aftësitë e Dalipit nuk kanë kaluar pa u vënë re nga federatat. Ai tashmë ka marrë ftesa zyrtare nga Kosova dhe Shqipëria në shtator, ndërsa ka të drejtë të përfaqësojë edhe Portugalinë”, theksohet në raportimet e mediave zvicerane.
Ato paralajmërojnë se vëmendja e institucioneve të futbollit do të shtohet ndjeshëm nëse lojtari ruan këtë ritëm të lartë paraqitjesh.
“Aktualisht, mesfushori është i qetë dhe i lumtur te Përfaqësuesja U21 e Zvicrës, por shfaqje të tilla si ajo ndaj Baselit do t'i vënë në lëvizje edhe më shumë federatat”, thuhet më tej në njoftim.
Pavarësisht insistimit nga katër vendet, talenti i ri ende nuk ka marrë ndonjë vendim zyrtar për të ardhmen e tij në nivelin e kombëtareve A. Pritet që ai të reflektojë dhe të vendosë përfundimisht pas mbylljes së Kampionatit Evropian U21 për vitin 2027.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: