Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Përplasja për Lojërat Mesdhetare 2030: Rama i kërkon ministrit Gashani të përkthejë letrën e ICMG-së

Redaksia Lajmetereja • 15-10-2026 18:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Përplasja për Lojërat Mesdhetare 2030: Rama i kërkon ministrit Gashani të përkthejë letrën e ICMG-së
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pasur një reagim të ashpër ndaj ministrit të Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, në lidhje me ecurinë e organizimit të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”. Nëpërmjet një postimi publik, Rama ka bërë të ditur se Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) po përballet me mungesë përgjigjesh nga ana e institucioneve të Kosovës, situatë kjo që sipas tij ka shtyrë këtë komitet të paralajmërojë thirrjen e një mbledhjeje urgjente për të vendosur për hapat e ardhshëm. “Ministër, përktheje letrën! S’po e them unë, po e thonë ICMG që s’po ju përgjigjeni, prandaj kanë me thirrë mbledhje të jashtëzakonshme me kqyrë çka me bo me neve! Kjo është zyrtare!”, ka theksuar Rama në reagimin e tij. Po ashtu, i pari i kryeqytetit ka ngritur shqetësimin se gjatë takimeve me delegatët e ICMG-së janë shprehur pakënaqësi të theksuara ndaj kërkesës së kryeministrit Albin Kurti për të ndryshuar emërtimin e ngjarjes nga “Prishtina 2030” në “Kosova 2030”, si dhe synimit të kreut të ekzekutivit që të marrë vetë drejtimin e komitetit organizativ. Në krahun tjetër, ndërkohë që ministri Gashani ka dhënë garanci se Lojërat Mesdhetare do të organizohen me sukses, ai e ka cilësuar qasjen e kryetari Rama si sjellje të një fëmije të pakënaqur.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar