Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

“The Guardian”: Izraeli bllokon ndërtimin e bazës për trupat paqeruajtëse të Kosovës dhe Marokut në Gaza

Redaksia Lajmetereja • 15-10-2026 18:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“The Guardian”: Izraeli bllokon ndërtimin e bazës për trupat paqeruajtëse të Kosovës dhe Marokut në Gaza
Iniciativa e Bordit të Paqes të udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump, për dislokimin e një force ndërkombëtare stabilizimi në Rripin e Gazës po përballet me pengesa serioze, bën të ditur e përditshmja britanike “The Guardian”. Sipas raportimeve të kësaj medie, autoritetet izraelite po refuzojnë të lejojnë fillimin e punimeve për ngritjen e një kampi ushtarak, i cili do të shërbente për akomodimin e trupave ndërkombëtare, përfshirë kontingjentet nga Kosova dhe Maroku. Plani parashikonte që kjo bazë e përkohshme të strehonte 150 ushtarë ndërkombëtarë, si pjesë e një misioni më të gjerë që përfshin 500 trupa nga të dyja vendet, të cilët janë dërguar tashmë në kuadër të këtij angazhimi. Megjithëse kontrata për ndërtimin e këtij objekti iu besua muaji gusht kompanisë amerikane “Arkel International” me seli në Luiziana, punimet kanë mbetur pezull prej dy muajsh. Shkak për këtë është bërë refuzimi i Izraelit për të lejuar hyrjen e kontraktuesve dhe kamionëve të ndërtimit brenda territorit të Gazës. Burime të mirëinformuara mbi këtë çështje kanë konfirmuar për “The Guardian” se pa miratimin dhe dritën jeshile nga ana e Izraelit, zbatimi i këtij projekti mbetet i pamundur. Sipas projektit, baza e përkohshme është parashikuar të ngrihet brenda një zone të fortifikuar me përmasa 100 metra katrorë, në një hapësirë që dikur është përdorur nga Fondacioni Humanitar i Gazës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar