Sport
Nga thirrjet “Arrestoni Ramën” te homazhet për krerët e UÇK-së: Politika bëhet pjesë e spektaklit në “Air Albania”
Reklamë e Sponsorizuar
Atmosfera e zjarrtë në stadiumin “Air Albania”, ku rreth 18 mijë tifozë po ndjekin përballjen mes Kombëtares sonë dhe Bjellorusisë, është shoqëruar me zhvillime që kanë kaluar kufijtë e fushës së blertë. Si zakonisht në ngjarje të tilla të rëndësishme, mesazhet me karakter politik kanë marrë një vëmendje të veçantë nga shkallët e stadiumit.
Në fokus të aparatit fotografik kanë rënë disa pankarta me përmbajtje provokuese dhe kombëtare. Mes tyre është dalluar qartë një parullë e madhe ku shkruhej “Arrestoni Ramën”, e shoqëruar në pjesën e poshtme me vizatimin e një flamingoje.
Ndërkohë, tribunat ku qëndrojnë mbështetësit kuqezi nuk kanë harruar të shprehin solidaritetin e tyre me të kaluarën historike dhe figurat kyçe të vendit. Në një tjetër banderolë të shfaqur gjatë ndeshjes, është përcjellë një mesazh mbështetës për katër ish-liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë, ku shkruhej: “Prangat e përkohshme, historia e përjetshme”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: