Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Fernando Llorente paralajmëron rikthimin e bujshëm te Juventus: Conte është njeriu i duhur për stolin

Redaksia Lajmetereja • 15-10-2026 15:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Fernando Llorente paralajmëron rikthimin e bujshëm te Juventus: Conte është njeriu i duhur për stolin
Në një rrëfim të dhënë së fundmi për të përditshmen italiane “Gazzetta dello Sport”, ish-sulmuesi Fernando Llorente ka analizuar ecurinë aktuale të Juventusit, duke u ndalur te perspektiva e bardhezinjve dhe te një rikthim i mundshëm i Antonio Contes në Torino. “Conte do të kthehet vetëm te një skuadër, tek ajo që dashuron. Herët a vonë do të kthehet në shtëpi; është trajneri ideal për Juventusin. Antonio është i nivelit më të lartë: ai dhe Ancelotti janë trajnerët më të mirë që kam pasur ndonjëherë”, u shpreh fillimisht spanjolli gjatë intervistës. Më pas, ish-reprezentuesi spanjoll ndau opinionin e tij lidhur me sulmuesin e Juventusit, Kolo Muani, si dhe mundësitë e përshtatjes së tij me ëoltemade në repartin e avancuar. “Si sulmues, e kuptoj këndvështrimin e Kolo Muanit: është më e lehtë të luash kur ke një sulmues tjetër në krah. Por unë kisha Carlos Tevezin, ndërsa ai jo. E njoh francezin prej vitesh: nuk është një golashënues i pastër, por jam i bindur se mund t’i arrijë 20 gola këtë vit. ëoltemade dhe Kolo Muani mund të funksionojnë si dyshe, me kushtin që gjermani të shfrytëzojë më shumë fizikun e tij për të mbajtur topin dhe për të fituar duelet”, theksoi Llorente. Në fund të bisedës, i pyetur se cili është lojtari që do të dëshironte më shumë ta shihte me fanellën e klubit italian, ish-sulmuesi nuk ka hezituar të përmendë anësorin e Barcelonës. “Nëse më lejohet të ëndërroj, e imagjinoj Raphinha-n e Barcelonës te Juventus. Një sulmues i kompletuar; shënon gola dhe u jep shtysë shokëve të skuadrës. Është i pandalshëm”, përfundoi ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar