Sport
Fernando Llorente paralajmëron rikthimin e bujshëm te Juventus: Conte është njeriu i duhur për stolin
Reklamë e Sponsorizuar
Në një rrëfim të dhënë së fundmi për të përditshmen italiane “Gazzetta dello Sport”, ish-sulmuesi Fernando Llorente ka analizuar ecurinë aktuale të Juventusit, duke u ndalur te perspektiva e bardhezinjve dhe te një rikthim i mundshëm i Antonio Contes në Torino.
“Conte do të kthehet vetëm te një skuadër, tek ajo që dashuron. Herët a vonë do të kthehet në shtëpi; është trajneri ideal për Juventusin. Antonio është i nivelit më të lartë: ai dhe Ancelotti janë trajnerët më të mirë që kam pasur ndonjëherë”, u shpreh fillimisht spanjolli gjatë intervistës.
Më pas, ish-reprezentuesi spanjoll ndau opinionin e tij lidhur me sulmuesin e Juventusit, Kolo Muani, si dhe mundësitë e përshtatjes së tij me ëoltemade në repartin e avancuar.
“Si sulmues, e kuptoj këndvështrimin e Kolo Muanit: është më e lehtë të luash kur ke një sulmues tjetër në krah. Por unë kisha Carlos Tevezin, ndërsa ai jo. E njoh francezin prej vitesh: nuk është një golashënues i pastër, por jam i bindur se mund t’i arrijë 20 gola këtë vit. ëoltemade dhe Kolo Muani mund të funksionojnë si dyshe, me kushtin që gjermani të shfrytëzojë më shumë fizikun e tij për të mbajtur topin dhe për të fituar duelet”, theksoi Llorente.
Në fund të bisedës, i pyetur se cili është lojtari që do të dëshironte më shumë ta shihte me fanellën e klubit italian, ish-sulmuesi nuk ka hezituar të përmendë anësorin e Barcelonës.
“Nëse më lejohet të ëndërroj, e imagjinoj Raphinha-n e Barcelonës te Juventus. Një sulmues i kompletuar; shënon gola dhe u jep shtysë shokëve të skuadrës. Është i pandalshëm”, përfundoi ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: