Politikë
Stier: Realiteti historik nuk ndryshon, Kosova, Kroacia dhe Bosnja ishin viktimat e agresionit serb
Reklamë e Sponsorizuar
Eurodeputeti kroat, Davor Ivo Stier, ka theksuar se asnjë rrethanë apo vendim politik nuk mund të zhbëjë të vërtetën historike se Kosova, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina kanë qenë palët e dëmtuara nga sulmet e regjimit të udhëhequr dikur nga Sllobodan Millosheviq.
Këto komente ai i bëri gjatë një interviste për Euronews Albania, ndërsa u pyet lidhur me procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sfidimin e këtyre të vërtetave ai e cilësoi si të papranueshëm.
"Nuk do ta ndryshojë atë që është një fakt historik që nuk duhet të dobësohet nga asnjë politikë dhe kjo është se si Kroacia, Kosova, Bosnje e Hercegovina dhe paska edhe Sllovenia të një agresioni që u nis nga Serbia dhe presidenti i saj. Ky është një fakt që nuk duhet anashkaluar", u shpreh zyrtari i lartë evropian.
Më tej, eurodeputeti shtoi se kur dëgjohen zyrtarët aktualë në Beograd, krijohet përshtypja se ata evokojnë vetëm fushatën e sulmeve ajrore të NATO-s, duke shmangur me paramendim gjithçka që ndodhi paraprakisht.
"Pati një arsye pse NATO ndërhyri, përse këto bombardime u kryen, për të ndalë spastrimin etnik në Kosovë që ishte edhe lufta e fundit e nisur nga Millosheviq. Këto janë fakte historike që nuk duhet neglizhuar", përfundoi Stier.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: