Sport
Beteja Itali-Gjermani për talentin e ri, Oliver Bierhoff jep alarmin për të ardhmen e Nicolò Tresoldit
Reklamë e Sponsorizuar
E ardhmja e sulmuesit Nicolò Tresoldi ka ndezur një debat të fortë në Gjermani, sidomos për shkak të interesimit të dyfishtë që vjen nga kombëtarja italiane dhe ajo gjermane. Rreth kësaj çështjeje është prononcuar Oliver Bierhoff, ish-drejtori i Përfaqësueses së Gjermanisë dhe ish-sulmuesi i njohur i Milanit e Udineses, i cili gëzon një njohje të thellë të realitetit futbollistik në të dyja vendet.
“Ecuria dhe zhvillimi i tij meritojnë vetëm vlerësime pozitive. Fakti që ka arritur të shkëlqejë jashtë vendit është vërtet mbresëlënës dhe padyshim që i ka dhënë mundësinë të hedhë një hap të rëndësishëm para. Ai ka përmirësuar ndjeshëm forcën fizike dhe ka rritur vetëbesimin e tij. Paraqitjet e tij dhe golat në Ligën e Kampionëve dëshmojnë qartë se ai zotëron aftësitë për të përballuar me sukses garën në skenën më të lartë ndërkombëtare, dhe jo thjesht brenda kufijve të kampionatit belg”, u shpreh Bierhoff.
Duke u ndalur te dilema e madhe rreth fanellës kombëtare që do të zgjedhë lojtari, ish-sulmuesi shtoi: “Nëse ruan këtë ritëm, ai mund të ndihmojë në zgjidhjen e ngërçit të Gjermanisë me repartin e sulmit. Kjo është dëshira ime dhe për këtë arsye besoj se nuk duhet humbur kohë. Nga informoj unë, Federata Gjermane e Futbollit tashmë ka nisur kontaktet me të. Natyrisht, uroj me gjithë zemër që ai të vendosë për Gjermaninë, pasi na duhet çdo talent, sidomos në vijën e parë. Megjithatë, mbetem i mendimit se zgjedhja nuk duhet të udhëhiqet vetëm nga aspekti sportiv, por edhe nga ndjenja e zemrës”.
Në pjesën e fundit të prononcimit, Bierhoff u ndal te Milani dhe te mundësia që Tresoldi, i cili njihet si mbështetës i kuqezinjve, të vishet me fanellën e klubit italian: “Aktualisht Milani nuk gjendet në të njëjtin standard historik si në periudhën kur unë pata fatin të luaja atje, por ai ka cilësitë e duhura për të mbështetur peshën e një klubi kaq prestigjioz dhe me shtrirje ndërkombëtare”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: