Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Kupa e Maqedonisë: Bashkimi Mëson Rivalin, Përballje Vëllazërore në Kumanovë

Redaksia Lajmetereja • 15-10-2026 13:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kupa e Maqedonisë: Bashkimi Mëson Rivalin, Përballje Vëllazërore në Kumanovë
Bashkimi i Kumanovës ka zbuluar kundërshtarin e tij në fazën e një të tetës së finales për Kupën e Maqedonisë në futboll, pas shortit të hedhur këtë të mërkurë. Klubi kumanovar do të masë forcat në këtë rund me skuadrën e Shkëndijës së Haraçinës, në një duel që paralajmërohet si një përballje vëllazërore mes dy ekipeve. Përmes një njoftimi zyrtar për opinionin, drejtuesit e klubit kanë konfirmuar se procedurat e shortit janë zhvilluar në ambientet e Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM). Po ashtu, nga klubi është bërë e ditur se FC Bashkimi 1947 do të ketë komoditetin e terrenit vendas, pasi ky takim do të organizohet dhe zhvillohet në stadiumin e tyre. Sa i përket datës së saktë dhe orarit zyrtar se kur do të luhet kjo ndeshje, drejtuesit e klubit kanë njoftuar se opinionif dhe tifozët do të njoftohen përmes një njoftimi të dytë gjatë ditëve në vijim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar