Botë
Trazira në zemër të Tiranës: Protestuesit sulmojnë me gurë godinën e Bashkisë
Reklamë e Sponsorizuar
Zemra e kryeqytetit është përfshirë nga tensione të larta, ndërsa grupe të rinjsh, që po marrin pjesë në protestë, kanë hedhur gurë në drejtim të ndërtesës së Bashkisë së Tiranës.
Situata në terren ka dalë jashtë kontrollit, pasi studentët dhe gjimnazistët vijojnë të mbajnë të ndezur flakën e revoltës, e cila ka nisur dy ditë më parë.
Ndërkohë, protestuesit janë shpërndarë në disa pika kyçe të qendrës së qytetit, zonë ku janë të përqendruara edhe shumica e dikastereve qeveritare, ndërsa strukturat e rendit kanë ndërhyrë duke hedhur gaz lotsjellës për të neutralizuar turmën.
Kjo është dita e tretë radhazi që tubimet shoqërohen me përleshje të dhunshme mes demonstruesve dhe forcave të policisë, përdorim të gazit lotsjellës dhe mjeteve ujore me presion, si dhe me dëme të konsiderueshme të pronësisë publike dhe private.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: