Kronikë
Inspektim në veri: Zyrtarët e lartë të NATO-s, KFOR-it dhe Policisë shohin nga afër patrullimet e përbashkëta
Reklamë e Sponsorizuar
Admirali George M. Wikoff, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli (JFC Naples), së bashku me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, kanë ndërmarrë sot një vizitë zyrtare në veriun e vendit.
Gjatë këtij terreni, delegacioni i lartë ka ndjekur nga afër angazhimin e trupave paqeruajtëse dhe efektivëve policorë, të cilët po zhvillonin operacione patrullimi të përbashkëta në këtë zonë.
Në kuadër të kësaj vizite, sipas komunikatës zyrtare të lëshuar nga KFOR-i, admirali Wikoff dhe gjeneralmajor Vergori kanë zhvilluar një takim pune me kryetarin e Komunës së Zubin Potokut, Milosh Peroviq, ku është analizuar gjendja aktuale e sigurisë në atë rajon.
“KFOR-i vazhdon të vlerësojë rregullisht situatën në terren, të angazhohet me të gjitha komunitetet dhe të ruajë gatishmërinë operacionale. Ai mbetet i përkushtuar për përmbushjen e misionit të tij me profesionalizëm dhe paanshmëri”, thuhet në njoftim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: