Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Perspektiva 2050: Gjermania dhe Zvicra krah Kosovës për planifikimin e ardhshëm hapësinor

Redaksia Lajmetereja • 15-10-2026 11:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Perspektiva 2050: Gjermania dhe Zvicra krah Kosovës për planifikimin e ardhshëm hapësinor
Në kuadër të simpoziumit “Vizioni Hapësinor i Kosovës 2050”, të organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me mbështetjen e Gjermanisë dhe Zvicrës përmes GIZ-it, janë shtruar për diskutim temat kyçe të planifikimit afatgjatë dhe ndikimi i tyre në ecurinë zhvillimore të shtetit. Payam Ghalehdar, përfaqësues i Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, gjatë fjalës së tij ka theksuar se dimension i planifikimit hapësinor shtrihet shumë më gjerë se kufijtë e hartave apo ndarjeve zonale. Sipas tij, standardet mjedisore evropiane, Karta e Re e Lajpcigut dhe Agjenda Territoriale 2030 përbëjnë udhërrëfyes të rëndësishëm për rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Ghalader: Gjermania është krenare që qëndron përkrah Kosovës “Gjermania është krenare që qëndron përkrah Kosovës në këtë përpjekje, së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht partnerin tonë zviceran. Ne nuk vijmë me përgjigje të gatshme. Planet më të mira hartohen në vend, nga ata që do të jetojnë me to. Vizioni për vitin 2050 është një angazhim afatgjatë dhe fuqia e tij do të vijë nga përfshirja e gjerë – nga institucionet që e formësojnë atë, komunat që e sjellin në jetë dhe qytetarët, jeta e përditshme e të cilëve do të përmirësohet”, u shpreh Ghalehdar. Në fjalën e saj, ministrja e MPHI-së, Fitore Pacolli, ka vënë në dukje rëndësinë e këtij organizimi, duke e cilësuar si një platformë ideale për të ndërthurur dijen, përvojat dhe vizionet e përbashkëta drejt një të ardhmeje të qëndrueshme. Pacolli: Synimi ynë është zhvillimi i qëndrueshëm dhe mirëqenia për të gjithë “Ky simpozium është një mundësi e shkëlqyer për të bërë bashkë njohuritë, përvojat dhe perspektivat tona, për të diskutuar sfidat aktuale dhe për të pasur një vizion së bashku të ardhmen hapësinore të Kosovës... Synimi ynë është të krijojmë parakushtet për zhvillim të qëndrueshëm, një tranzicion të drejtë, një mjedis të shëndetshëm dhe mirëqenie për të gjithë”, deklaroi Pacolli. Ndërkaq, ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, ka vlerësuar se orientimi i qartë hapësinor është një gur temel për rritjen dhe përparimin e vendit. Ajo ka vënë theksin te rëndësia që Zvicra i kushton zhvillimit kompakt, ruajtjes së tokës bujqësore e natyrore, harmonizimit të planifikimit në çdo nivel qeverisës, si dhe ndërtimit të hapësirave cilësore të jetesës të mbështetura nga mobiliteti i qëndrueshëm. Hennin: Zhvillimi i balancuar përmirëson jetën e qytetarëve “Bashkë me kolegët tanë gjermanë, jemi krenarë që mbështesim përpjekjet e Kosovës për të zhvilluar dhe realizuar këtë vizion. Ne kemi besim se rritja e balancuar mund të ndihmojë në krijimin e komuniteteve të gjalla dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët”, u shpreh ajo. Në këtë ngjarje ka dhënë kontributin e tij edhe Arsim Ademi, kryetar i Komisionit Parlamentar për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport, i cili konfirmoi angazhimin e plotë institucional në mbështetje të procesit. Komisioni për Mjedis zotohet për mbështetje të Vizionit Hapësinor 2050 “Është kënaqësi dhe njëkohësisht obligim në cilësinë e përfaqësuesit të Komisionit për Mjedis që të zotohem para jush se atë që është e nevojshme nga ana jonë si komision, do ta bëjmë në të mirë të planifikimit, por edhe të këtij vizioni që fillon sot.” Punimet dhe debatet në këtë simpozium synojnë të shtrojnë themelet për një strategji afatgjatë që do t'i japë drejtim zhvillimit hapësimor të Kosovës përgjatë çerekonsëshi të ardhshëm, deri në vitin 2050.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar