Sport
Gareth Southgate thyen heshtjen: Pse nuk do ta shihni kurrë në krye të një klubi të Premier League
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-përzgjedhësi i Përfaqësueses së Anglisë, Gareth Southgate, ka hedhur poshtë çdo mundësi që në të ardhmen të marrë drejtimin e ndonjë skuadre në elitën e futbollit anglez, Premier League.
56-vjeçari është i papunë që prej momentit kur dha dorëheqjen ngankryesimi i “Tre Luanëve”, pasi arriti deri në finalen e Kampionatit Evropian “Euro 2024”, ku u mposht nga Spanja. Përvoja e tij e fundit në nivel klubesh daton që nga viti 2006, kohë kur drejtoi për tri sezone skuadrën e Middlesbrough.
Kohët e fundit, emri i tij ishte lakuar shpesh në media për disa pankina të rëndësishme në Angli, përfshirë këtu edhe atë të Manchester United. Megjithatë, vetë Southgate ka qenë i prerë: “Nuk e imagjinoj dot një skenar ku mund të ndodhë diçka e tillë”.
Më tej, ai ka zbuluar detaje rreth gjendjes së tij emocionale gjatë periudhës së fundit në krye të kombëtetores. “Drejt fundit të kohës sime me Anglinë, nuk po e shijoja më punën. Të paktën për një periudhë, ishin fitoret ato që më mbanin në jetë”, u shpreh ai.
“Në fund, nuk i shijoja më as triumfet, përveç ndoshta për dy minuta. Kështu që, pothuajse nuk kam parë fare futboll”, pranoi Southgate.
“Shkova në finalen e Kupës FA për të parë skuadrën time të zemrës, Crystal Palace, teksa fitonte trofeun e parë. Që atëherë, nuk kam shkelur më në asnjë stadium. Për pasojë, dëshira ime për t’u përfshirë sërish në futboll ka ndryshuar rrënjësisht“, përfundoi trajneri.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: