Sport
Mungesa të bujshme te danezët, lajm i mirë për Egnatian para sfidës europiane në Elbasan
Reklamë e Sponsorizuar
Pavarësisht statusit si një nga skuadrat më prestigjioze në futbollin danez dhe me një bagazh të rëndësishëm ndërkombëtar, Midtjylland po kalon një periudhë delikate në prag të përballjes me Egnatian në Ligën e Konferencës.
Kampionët e Superiores shqiptare mund të përfitojnë nga një situatë e favorshme, pasi ekipi nga Danimarka do të zbarkojë në stadiumin “Elbasan Arena” pa pesë prej lojtarëve të saj kyç.
Bëhet fjalë për mungesat e sigurta të Elias Olafsson, Martin Erlic, Mikel Gogorza, Victor Bak dhe Magnus Jensen, të cilët nuk do të mund të japin kontributin e tyre në këtë duel.
Kjo situatë emergjence përbën një mundësi të artë për formacionin e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, i cili pritet të hyjë në fushë me besim të plotë për të lënë gjurmë në këtë ndeshje historike debutuese në fazën e grupeve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: