Sport
Kategoria e Parë: Iliria gjen shtëpinë e re, ja ku do të luhet ndeshja ndaj Burrelit
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi i Ilirisë së Fushë-Krujës ka zyrtarizuar stadiumin ku do të presë skuadrën e Burrelit, në kuadër të javës së gjashtë të kampionatit në Kategoria e Parë. Për shkak të punimeve dhe ndërhyrjeve për rikuperimin e tapetit në impiantin e tyre tradicional, drejtuesit kanëursyer një zgjidhje alternative për këtë përballje.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar për opinionin publik dhe tifozët, klubi fushë-krujas ka bërë të ditur se takimi do të zhvillohet këtë të shtunë, me fillim nga ora 13:30, në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, i cili shërben si shtëpi për Teutën.
“Ndeshja Iliria – Burreli do të zhvillohet në stadiumin ‘Niko Dovana’, në qytetin e Durrësit, pasi fusha e stadiumit tonë ‘Redi Maloku’ ndodhet aktualisht në fazën e fundit të rikuperimit pas ndërhyrjeve të kryera”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga klubi.
Në fund të njoftimit të tyre, drejtuesit e Ilirisë kanë siguruar mbështetësit se puna vijon intensivisht dhe se impianti i tyre shtëpiak pritet të jetë plotësisht gati për të pritur ndeshjet e radhës gjatë javëve në vijim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: