Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Trajneri i Midtjylland para sfidës: E respektojmë Egnatian, por ambiciet tona janë në një tjetër standard

Redaksia Lajmetereja • 15-10-2026 10:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Trajneri i Midtjylland para sfidës: E respektojmë Egnatian, por ambiciet tona janë në një tjetër standard
Gjatë konferencës për shtyp të zhvilluar ditën e djeshme, trajneri i Midtjylland ka theksuar se e vlerëson maksimalisht skuadrën e Egnatias, e cila ka dominuar futbollin shqiptar duke u shpallur kampione për tri edicione rresht. Megjithatë, ai nuk ka lënë pa përmendur edhe peshën e skuadrës së tij në arenën ndërkombëtare, duke kujtuar pozicionimin e lartë në fazën e ligës sezonin e kaluar. “Së pari dua t’i bëj komplimentet e mia ekipit të Egnatias, e cila debuton në fazën e ligës për herë të parë në historinë e saj. Ata kanë respektin tonë se ka arritur deri këtu me meritë, por njëkohësisht jam këtu për të thënë se Midtjylland është një ekip ambicioz”, u shpreh Mike Tullberg. Klubi danez i FC Midtjylland prej vitesh është shndërruar në një pjesëmarrës të rregullt të niveleve më të larta europiane, ndërsa edicioni i shkuar shënoi një tjetër arritje të rëndësishme në rrugëtimin e tyre kontinental. “Vitin e kaluar u treguam të gjithëve se çfarë jemi të aftë që të bëjmë. Kemi mbyllur fazën e ligës në vendin e tretë dhe kemi mposhtur disa emra të mëdhenj të futbollit europian”, përfundoi deklaratën e tij tekniku 40-vjeçar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar