Kronikë
Tensione në protesta, Policia e Shtetit jep thirrjen urgjente për nxënësit dhe prindërit
Reklamë e Sponsorizuar
Në mes të zhvillimeve të tensionuara që po shoqërojnë protestat e të rinjve, Policia e Shtetit ka ndërhyrë me një thirrje publike drejtuar nxënësve dhe familjarëve të tyre, duke u kërkuar maturi dhe distancim të plotë nga çdo formë e dhunës.
Autoritetet u kanë bërë thirrje nxënësve që të tregojnë kujdes dhe të shmangin çdo sjellje që mund të cënojë integritetin fizik, shëndetin apo të ardhmen e tyre. Ata janë udhëzuar që të largohen në mënyrë të menjëhershme nga çdo ambient ku regjistrohen akte dhune.
Një mesazh i posaçëm është përcjellë gjithashtu për prindërit, të cilëve u bëhet thirrje që të tregojnë vëmendje të shtuar ndaj fëmijëve të tyre, duke i orientuar ata që të qëndruar larg zonave me risk të lartë konflikti.
Në njoftimin e policiei nënvizohet se trupat e rendit ndodhen në terren për të ruajtur sigurinë publike, për të garantuar qetësinë, si dhe për të mbrojtur jetën e çdo qytetari.
“Siguria e tyre është përgjegjësi e përbashkët”, theksohet në thirrjen e institucionit të rendit, e cila u kërkon qytetarëve një qasje bashkëpunuese me autoritetet për të parandaluar çdo përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: