Aktuale
Kujdes: Këto zona në Tetovë, Pallçisht të Poshtëm dhe Kamjan mbeten nesër pa rrymë për shkak punimesh
Reklamë e Sponsorizuar
Për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes, disa zona në qytetin e Tetovës, si dhe në fshatrat Pallçisht i Poshtëm dhe Kamjan, gjatë ditës së nesërme, më 15 tetor, do të ballafaqohen me ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.
Sipas njoftimit zyrtar, nga ora 08:40 deri në orën 14:15, pa energji elektrike do të mbeten konsumatorët që jetojnë apo veprojnë pranë kopshtit të vjetër të fëmijëve, në një pjesë të lagjes Cetinska, përgjatë rrugës „M. Rajçeviq“, në zonën prapa televizionit „Kiss“, si dhe në afërsi të stadiumit të vjetër në Tetovë.
Po ashtu, ndërprerje të rrymës do të ketë edhe në zonat rurale. Nga ora 09:00 deri në 14:00, banorët e një pjese të fshatit Pallçisht i Poshtëm, saktësisht te objektet që ndodhen pas pikës së karburantit „Hit Oil“, do të jenë pa furnizim elektrik.
Në të njëjtën periudhë kohore, nga ora 09:00 e mëngjesit deri në orën 14:00, reduktime të energjisë do të prekin edhe një pjesë të fshatit Kamjan, përkatësisht objektet e vendosura në dalje të këtij vendbanimi drejt autostradës.
Ndërkaq, intervenimet në rrjet do të prekin edhe qendrat tregtare. Nga ora 10:00 deri në 11:30, pa energji elektrike do të mbetet objekti i marketit „Ramstore“, i cili gjendet brenda qendrës tregtare „Palma Mall“ në Tetovë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: