Politikë
“Turp, e largove nga puna!” – Time Kadrijaj i jep Albin Kurtit fotografinë me ish-bashkëveprimtarin Ernest Luma
Reklamë e Sponsorizuar
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Albin Kurti gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, duke i sjellë në vëmendje shkarkimin e gazetarit Ernest Luma nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK), me të cilin dikur ndante të njëjtat angazhime në lëvizjen studentore.
Gjatë fjalës së saj, Kadrijaj e ka konsideruar këtë vendim si një akt të papranueshëm dhe të turpshëm, ndërsa në shenjë revolte i ka dorëzuar kreut të ekzekutivit një fotografi të vjetër ku shfaqen së bashku me Lumën në vitet e studentore.
“Ernest Luma është një gazetar me integritet dhe personalitet. Si mundet Albin Kurti shokun e vet të lëvizjes studentore me e largu nga puna. Kjo është turp, kjo është marre. Reflekto kryeministër se e ke pas shok e ke shok dhe mos i lejo këto borde dhe këta njerëz politik me largu gazetar që janë me integritet. Foton po ta dhuroj dhe shiko çfarë turpi po bën”, u shpreh Kadrijaj nga foltorja e Kuvendit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: