Kronikë
Paraqitja e radhës në SPAK, Monika Kryemadhi ironizon gazetarët dhe protestën në kryeqytet
Reklamë e Sponsorizuar
Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për të plotësuar detyrimin ligjor të paraqitjes sipas masës së sigurisë që i është caktuar.
Me hyrjen e saj në institucion, ajo ka tërhequr vëmendjen me disa batuta të drejtuara kameramanëve dhe gazetarëve që e prisnin atje, duke iu drejtuar me humor: “Nuk jeni te protesta sot, paskeni shpëtuar?”.
Në vijim, Kryemadhi ka bërë një koment lidhur me protestat e zhvilluara gjatë dy ditëve të fundit në Tiranë, të cilat kanë sjellë bllokim të qarkullimit.
“Kam adhurim për protestat, por ja, shoqëri civile tani çfarë të bëjmë. Po namin kishin bërë, kanë shkuar andej nga Ekonomiku, kur erdha në mëngjes s’kishin dalë akoma këta të Samiut”, ka deklaruar ajo.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: