Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Alarm në kryeqytet: Zhduken dy vajza brenda një dite, mes tyre edhe një e mitur

Redaksia Lajmetereja • 15-10-2026 08:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Alarm në kryeqytet: Zhduken dy vajza brenda një dite, mes tyre edhe një e mitur
Dy raste të ndara të zhdukjes së vajzave janë regjistruar gjatë ditës së mërkurë në qytetin e Prishtinës, duke vënë në lëvizje organet e rendit për gjetjen e tyre, konfirmon Policia e Kosovës. Sipas buletinit zyrtar 24-orësh të forcave të rendit, rasti i parë ka të bëjë me një të mitur. Një grua ka denoncuar në polici se e bija e saj e mitur është larguar nga banesa në orët e mëngjesit për në drejtim të shkollës, por nuk është kthyer më në shtëpi. “Lagjja Ulpianë, Prishtinë 14.10.2026-07:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer më. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë. Ndërkohë, një tjetër rast i ngjashëm është raportuar po atë ditë në një zonë tjetër të kryeqytetit, ku një tjetër familjare ka kërkuar ndihmën e autoriteteve pasi vajza e saj është larguar nga shtëpia pa lënë gjurmë. “Rr Ibrahim Kelmendi, Prishtinë 14.10.2026 – 19:00. Ankuesja ka raportuar se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Rasti është duke u hetuar”, shtohet tutje në raportin policor, ndërsa autoritetet kompetente po vazhdojnë hetimet intensive për të zbardhur rrethanat e të dyja ngjarjeve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar