Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Daut Haradinaj: Rreth 700 milionë dollarë u mobilizuan kundër Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së

Redaksia Lajmetereja • 15-10-2026 07:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Daut Haradinaj: Rreth 700 milionë dollarë u mobilizuan kundër Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, gjatë një paraqitjeje televizive, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje në periudha të caktuara është treguar më e ashpër ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sesa vetë Serbia. Duke u ndalur te zhvillimet aktuale në Gjykatën Speciale në Hagë dhe procesin e Apelit, Haradinaj theksoj domosdoshmërinë e ndërmarrjes së hapave konkretë institucionalë, duke përfshirë këtu edhe mbështetjen e duhur buxhetore. Gjatë fjalës së tij, politikani kosovar bëj me dije se shuma e vënë në lëvizje kundër ish-presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij kap shifrën e përafërt prej 700 milionë dollarësh. “Jemi shtet i vogël, por nëse i shini shifrat që janë shfrytëzuar kundër zotëri Thaçit dhe kolegëve të tij, janë rreth 700 milionë dollarë. Edhe është i vetmi rast që Gjykata me vendim ka pranuar bashkëpunim dhe prova prej Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë, kundër krerëve të UÇK-së”, u shpreh ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar