Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Nga takimet në Nju Jork, Rama kujton Hashim Thaçin dhe rrugëtimin e diasporës ndër vite

Redaksia Lajmetereja • 26-09-2026 19:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Nga takimet në Nju Jork, Rama kujton Hashim Thaçin dhe rrugëtimin e diasporës ndër vite
Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit të tij dyditor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe takimeve të shumta me bashkatdhetarët atje, ka ndarë me publikun kujtime nga e kaluara, duke përmendur ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Duke iu drejtuar të pranishmëve, kreu i Qeverisë shqiptare solli në vëmendje një darkë të zhvilluar në Staten Island në vitin 2015, ku bashkë me Thaçin hodhën idenë për organizimin e Samitit të Parë të Diasporës në Tiranë, ndërsa vuri në dukje se gjatë kësaj dekade ka pasur zhvillime të shumta. "Jemi në Amerikë, por ky është një territor i pushtuar jozyrtarisht nga shqiptarët. Jemi këtu për të ndarë disa gjëra që kanë ndodhur në të shkuarën. Këtu në Staten Island në 2015-ën unë isha në një darkë së bashku me Hashim Thaçin dhe këtu diskutuam për samitin e parë të Diasporës në Tiranë dhe ishim bashkë me Thaçin. Një dekadë pas samitit kanë ndodhur shumë gjëra", u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar