Politikë
Nga takimet në Nju Jork, Rama kujton Hashim Thaçin dhe rrugëtimin e diasporës ndër vite
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit të tij dyditor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe takimeve të shumta me bashkatdhetarët atje, ka ndarë me publikun kujtime nga e kaluara, duke përmendur ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Duke iu drejtuar të pranishmëve, kreu i Qeverisë shqiptare solli në vëmendje një darkë të zhvilluar në Staten Island në vitin 2015, ku bashkë me Thaçin hodhën idenë për organizimin e Samitit të Parë të Diasporës në Tiranë, ndërsa vuri në dukje se gjatë kësaj dekade ka pasur zhvillime të shumta.
"Jemi në Amerikë, por ky është një territor i pushtuar jozyrtarisht nga shqiptarët. Jemi këtu për të ndarë disa gjëra që kanë ndodhur në të shkuarën. Këtu në Staten Island në 2015-ën unë isha në një darkë së bashku me Hashim Thaçin dhe këtu diskutuam për samitin e parë të Diasporës në Tiranë dhe ishim bashkë me Thaçin. Një dekadë pas samitit kanë ndodhur shumë gjëra", u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: