Aktuale
Kujdes Vushtrri: Këto fshatra mbeten pa rrymë për disa orë nesër
Reklamë e Sponsorizuar
Për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara në rrjetin elektrik për garantimin e sigurisë së sistemit, banorët e disa vendbanimeve në komunën e Vushtrrisë do të përballjen me ndërprerje të furnizimit me energji elektrike gjatë ditës së nesërme, nga ora 10:00 e paradites deri në orën 15:30 pasdite.
Sipas të dhënave zyrtare, aksioni për mirëmbajtjen preventive parashikon vendosjen e shtyllave të reja, çka do të lërë pa rrymë daljen 10 kV të Stacionit Hekurudhor nga Nënstacioni i Vushtrrisë 2.
Zona e prekur përfshin një numër të madh fshatrash dhe lokacionesh, ku bëjnë pjesë Taraxha, Shtruheri, Shtitarica, rruga e Drenicës, Pantina, Oshlani, Novolani, Liqeyi, Galica, Dubovca, Dolaku, Bukoshi, Bruzniku, Beqiqi, Balinca, Ashlani dhe Akrashtica.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: