Sport
Formë e jashtëzakonshme në Turqi: Taulant Seferi shënoi dy herë dhe arrin kuotën e 9 golave
Reklamë e Sponsorizuar
Kayserispor ka regjistruar një fitore të thellë jashtë fushës së saj, duke mposhtur Antalyaspor me rezultatin e pastër 0-4, në takimin e vlefshëm për javën e 10-të të kampionatit të parë turk.
Në këtë triumf, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi, ka qenë ndër lojtarët kyç të ndeshjes, duke lënë gjurmë të pashlyeshme me dy realizime personale. Zhvillohej minuta e 24-t kur lojtari kuqezi përfitoi nga një situatë në zonë dhe me një goditje të fuqishme zhbllokoi shifrat.
Forma e shkëlqyer e Seferit u konfirmua edhe në pjesën e dytë, konkretisht në minutën e 53-të, kur ai dhuroi një spektakël personal në fushë.
Pasi kontrolloi mjaft mirë një top në zonë, sulmuesi shtatlartë dribloi me qetësi portierin vendas dhe e dërgoj sferën në rrjetën e boshatisur, duke vulosur dopietën e tij.
Falë këtij paraqitjeje fantastike, futbollisti nga Kumanova ka çuar nëntë numrin e përgjithshëm të golave të shënuar këtë sezon, duke dëshmuar se po kalon një moment kulmor në karrierën e tij në futbollin turk.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: