Aktuale
Situata e sigurisë detyron shtyrjen e turneut prestigjioz të tenisit në Riad
Reklamë e Sponsorizuar
Edicioni i vitit 2026 i turneut të njohur të tenisit “Six Kings Slam”, i cili ishte caktuar të mbahej në Riad nga 21 deri më 24 tetor, ka pësuar një shtyrje prej dy muajsh në kalendarin e tij.
Vendimi vjen si pasojë e tensioneve të fundit dhe përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme, ku përfshihen edhe sulmet e rebelëve Houthi nga Jemeni drejt aeroportit të kryeqytetit saudit. Përmes një njoftimi zyrtar të publikuar në llogarinë e “Riyadh Season”, organizatorët konfirmuar se ky aktivitet sportiv është zhvendosur për në fund të dhjetorit, saktësisht në datat 27–30 dhjetor.
Në këtë ngjarje sportive parashikohet të marrin pjesë emrat më të lakuar të tenisit botëror për meshkuj, duke nisur nga Novak Djokovic e Carlos Alcaraz, e deri te Alexander Zverev. Megjithatë, prania e kampionit të dy edicioneve të para, Jannik Sinner, mbetet ende në pikëpyetje. Tenisti italian bëri të ditur javën e kaluar se e ka përfunduar para kohe sezonin për shkak të një dëmtimi në gju, duke paralajmëruar rikthimin në fusha për vitin 2027 për të qenë plotësisht gati për “Australian Open”, ndonëse kalendari i ri mund t'i japë kohë shtesë për rikuperim.
Për momentin, Sinner nuk figuron në skemën e shortit, e cila përfshin dy sfida paraprake – Alexander Zverev kundër Taylor Fritz dhe Learner Tien kundër Alex De Minaur – ku do të përcaktohen dy gjysmëfinalistët që do të matin forcat me Djokovic dhe Alcaraz, të cilët e kanë tashmë të siguruar praninë e tyre në këtë fazë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: