Kronikë
Nis festa në “Air Albania”, rikthehet fuqishëm grupi i zjarrtë “Tifozat Kuq e Zi”
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Shqipërisë është gati për sfidën e radhës në Ligën e Kombeve kundër Bjellorusisë, ndërsa stadiumi “Air Albania” premton një atmosferë elektrizuese për këtë përballje.
Në tribunën e dedikuar pas porte janë shfaqur sërish “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët pas një periudhe mungese kanë vendosur edhe pankartën e tyre zyrtare në sektorin e tyre të zakonshëm për të mbështetur kombëtaren.
Pavarësisht profilit të kundërshtarit, numri i tifozëve të pranishëm në shkallët e impiantit sportiv 30 minuta para fërshëllimit të parë të gjyqtarit paraqitet mjaft premtues dhe mbështetës për kuqezinjtë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: